Kamer Qaka u rikthye te Poli Iashi, pasi te Steaua gjërat nuk shkuan siç duhet. Presidenti Xhixhi Bekali ishte shpesh kontradiktor në ato që thoshte, por në fund vendosi ta lërë mesfushorin jashtë liste. Në këtë mënyrë 23-vjeçari ishte i detyruar të pranonte vendimin e klubit dhe të rikthehej te Poli Iashi.
Qaka ndihem mirë dhe thekson se nuk është aspak një hap prapa për të: “Jam shumë i lumtur, ndihem si në shtëpi këtu dhe kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Nuk mendoj se rikthimi këtu është një hap prapa, futbolli është i njëjtë kudo”, shprehet mesfushori.
I ngacmuar më tej mbi atë që ndodhi te Steaua, Qaka nuk bën polemika: “Kam vetëm fjalë të mira për të thënë për ata, për trajnerin dhe për këdo. Me presidentin Xhixhi Bekali nuk kam folur shumë, ndaj nuk di çfarë të them rreth tij”.
Për Qakën ka folur edhe Flavius Stoikan, trajneri i Poli Iashi: “Një lojtar i mrekullueshëm për mua, e kam thënë që kisha nevojë për të. Paraqitja e ekipit është rritur me ardhjen e tij. Vërtetë e dëshiroja afrimin e tij, pasi u jep besim të tjerëve dhe bën që të shfaqin kualitetin e tyre”.