Kamer Qaka është, së bashku me Ajdareviç, risia e madhe e kombëtares për miqësoren me Turqinë. Mesfushori deri para pak ditësh nuk njihet fare në Shqipëri, por Federata Shqiptare e Futbollit e ka zbuluar dhe i ka dërguar një ftesë, që është pranuar menjëherë nga djaloshi i talentuar, i cili këtë sezon aktivizohet në Rumani, ku po shkëlqen te Poli Iashi.
Sot Qaka ka dalë në konferencë për shtyp dhe ndër të tjera tha: “Që kur kam qenë i vogël e kam parë kombëtaren duke luajtur dhe ishte ëndrra ime të luaja për Shqipërinë. Jam shumë i kënaqur dhe krenar që jam këtu sot. Këta djem janë më të mirët, nuk e di se çfarë të them, shumë lojtarë të mirë të cilët luftojnë çdo ditë në stërvitje dhe në lojë. Jo vetëm unë por dhe familja ime e kanë pasur dëshirën që të luaj për Shqipërinë, por kur më thirrën nuk munda ta mbaj veten dhe nisa të nga emocionet.
“Ekipi kombëtar është shumë i fortë, po e shikoj dhe në stërvitje dhe mendoj se kemi për të shkuar larg kështu. Kemi shumë lojtarë të mirë. Unë jam një shqiptar i Pejës, kam pritur dhe jam shumë i kënaqur për ftesën duke ma plotësuar ëndrrën time. Për mua nuk ka rëndësi nëse luaj 1, 2 apo 3 minuta, unë dua vetëm pak minuta dhe më mjafton që vetëm Shqipëria të fitojë”.