“Qaja vetëm në dhomë dhe në banjo, pa më parë njeri”! Rrëfimi prekës i Uzunit në Spanjë: Kam punuar kamarier, në ullinj dhe duke pastruar garazhe

Myrto Uzuni është një prej lojtarëve të Shqipërisë, i cili e nisi karrierën nga vendi jonë dhe tani është pjesë e Granadas në La Liga. Sulmuesi i Kombëtares ka dhënë një tjetër rrëfim, këtë herë në median spanjolle “Panenka”.

Myrto ka treguar gjithë sakrificat për të mbërritur në pikën më të largës së karrierës. Peripecitë nisën që në atë udhëtim drejt Greqisë. “Kemi paguar 20 mijë euro për të kaluar kufirin. Në familje ishim pesë veta, hymë nga një pyll, sepse Shqipëria nuk është në Bashkimin Evropian. Ne të gjithë fitonim pak para, por duhej të paguanim dritat, ujin, qiranë, gjithçka. Futbolli ishte ëndrra ime, por në atë kohë ndalova edhe stërvitjen.

Shumë net kam qarë në dhomën time, vetëm, në banjë, pa më parë njeri. Nuk doja që prindërit e mi të ndiheshin keq. Kjo më bëri më të fortë. Kam punuar si kamarier, duke larë enët, në ullinj, duke pastruar shtëpi, garazhe…të gjithë në të zeza”, tha Uzuni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *