“Punuam për goditjet standarte, nga ku erdhi goli“, Arapi ka shpresa: Me 2 fitore radhazi mund të shohim për më lart

Ka përfunduar me rezultatin minimal 0-1 ndeshja mes Laçit dhe Teutës. Kurbinasit vijojnë të mbeten në rënie të lirë që pas humbes 4-1 me Tiranën. Sot ekipi i Mirel Josës numëron plot 5 ndeshje pa fitore. Pavarësisht se dominuan takimit dhe patën raste për të shënuar, në fund festa u takoi kampionëve në fuqi. Qirko gjendej në ditën e tij më të mirë dhe ka qenë përgjatë 90 minutave në lartësinë e duhur, duke i mohuar disa herë golin Laçit.

Teuta zgjidh ndeshjen nga stoli, teksa ishte pikërisht Hebaj ai i cili hyn si zëvendësues dhe zhbllokon rezultatin në minutën e 73-të. Një fitore kjo që e largon Tetuën në 4 pikë nga zona e ftohtë, e që nga ana tjetër i shton buzëqeshjen Tiranës. Bardheblutë vazhdojnë shkëputjen në krye dhe marshojnë drejt titullit kampion. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Arapi (Teuta): “Vinim nga një gjendje jo e mirë. Kemi punuar nga ana psikologjike për më tepër. Kemi punuar shumë edhe për goditjet standarte, nga ku erdhi edhe goli sot. Luanim në një fushë të vështirë si ajo e Laçit. Duhet ti përgëzoj djemtë për sot. Kemi punuar gjatë gjithë kohës edhe për fazën mbrojtëse. Kur nuk pëson gol pas është e lehtë të flasësh. Edhe sot patëm probleme. Duhet të jemi më të kujdesshëm me mbulimin e lojtarëve. Presioni vjen natyrshëm, por ne kishim besim. Edhe ekipi i Laçit vinte pas 4 ndeshjeve jo pozitive. Nga java në javë ndryshojnë pozitat. Ndoshta me 2 fitore radhazi mund të shohim për më lart”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online