Publikohet renditja e re nga FIFA, ja në ç’pozicion gjendet Shqipëria dhe Kosova

FIFA ka publikuar sot renditjen e përgjithshme të ekipeve kombëtare. Pas dy ndeshjeve miqësore të muajit mars, Shqipëria ka humbur një pozicion në listën e FIFA-s. Me një barazim dhe humbje, kuqezinjtë shkojnë nga vendi i 65-të në atë të 66.

Në krahun tjetër Kosova vijon të ngjisë hapat në renditje. Fitorja e thellë 5-0 kundër Burkinia Fasos dhe barazimi 1-1 ndaj Zvicrës i dërgojnë dardanët në pozicionin e 107, 2 më lart nga renditja e mëparshme. Ndërkohë Maqedonia e Veriut ka bërë një kapërcim të madh pas fitores me Italinë, duke prekur tashmë vendin e 62-të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *