Publikohen klubet më të mira të botës për vitin 2021, kampionatin shqiptar e udhëheq… Laçi

IFFHS-ja ka publikuar sot renditjen për klubet më të mira të botës për vitin 2021. Në listë gjenden 400 skuadra nga mbarë globi dhe për bazë janë marrë vetë sfidat që kanë luajtur në kompeticionet kontinentale, të tilla si Champions League apo Copa Libertadores.

Në vendin e parë gjendet Palmeiras, e cila ndiqet pas nga Atletico Mineiro. Ndërkohë vendi i tretë dhe i katërt i përket dy ekipeve angleze, Manchester City-t dhe Chelsea-t. Ndërkohë, sa i përket kampionatit shqiptar, Laçi gjendet i renditur më lart. Paraqitjet e bëra në Europë i kanë dërguar kurbinasit në vendin e 285-të. Në mesin e 400 klubeve më të mira të botës sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë së Futbollit dhe Statistikave gjenden edhe dy skuadra shqiptare, Vllaznia në vendin e 312 dhe Partizani në vendin e 347./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online