PSG zgjedh zëvendësuesin e Kilian Mbappe, është lojtari që po drejtohet nga Diego Simeone

Mbappe është lojtari më i rëndësishëm i PSG dhe tashmë e gjithë loja e skuadrës është përqendruar rreth tij. Megjithatë, duket se sulmuesi francez përsëri nuk e shikon të ardhmen tek skuadra e sheikëve. Për këtë arsye, drejtuesit e PSG janë duke kërkuar për zëvendësuesin e tij në repartin e sulmit.

Emri më i përfolur është portugezi i Atletico Madrid, Jao Felix, i cili pavarësisht aftësive teknike që zotëron nuk po arrin të japë maksimumin nën drejtimin e Diego Simeone. Trajneri i PSG, Pocchetino e pëlqen shumë lojtarin dhe e shikon si zëvendësuesin e denjë të Kylian Mbappe.

Megjithatë drejtori sportiv, Leonardo Araújo duhet të mposhtë konkurencën e Manchester City-t dhe Juventusit, të cilët janë gjithashtu të interesuar për lojtarin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *