“Shkodranët janë aristokraci para Romës”! Kujtim Gjuzi kërkon Armando Brojën dhe këshillon Rejën: Si Myler, me të Gjermania e niste 1-0

Në debatin për Armando Brojën ka hyrë edhe Kujtim Gjuzi. Ky i fundit shkruan në “Sport Ekspres” se Reja duhet ta aktivizojë gjithmonë, duke kujtuar rastin e Myler: “Me të në fushë, Gjermania e niste 1-0”. E teksa Reja është shprehur se i ka kuptuar tani shqiptarët që janë shumë kritikë, Kujtim Gjuzi tregon se shkodranët janë aristokraci para Romës.

“Kam respekt për Rejën. Këshilloj se shkodranët janë aristokraci para Romës. Broja i dha 4 pikë më shumë Shqipërisë. Zotëria duhet të kuptojë se lojtari gol është lojtari gol dhe nuk është grupi. Dikur thuhej: “Myler në fushë dhe Gjermania e nis ndeshjen 1-0. Reja duhet të mos e shohi Brojën nga TV, por t’i telefonojë dhe jo të vazhdojë me mëndësinë e plakut. Broja është i ri, duhet të luajë”, shkruan Gjuzi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online