PSG-së po i soset durimi! Numëron vetëm 5 ndeshje në Francë, parisienët gjejnë zëvendësuesin e Ramosit

Aventura e re e Serxho Ramosit nuk ka shkuar aspak siç palët prisnin. Mbrojtësi spanjoll ka rënë pre e dëmtimeve të shumta, duke numëruar vetëm 5 ndeshje me fanellën e PSG-së. Lojtari 35-vjeçar është ende duke u rekuperuar si pasojë e një dëmtimi, duke bërë që gjigantëve francëzë t’u soset durimi.

Media katalanase “Sport” bën me dije se parisienët e kanë gjetur tashmë zëvendësuesin e Ramosit. Bëhet fjalë për Araujon, i cili ende nuk ka rinovuar kontratën e tij me Barcelonën. Mbrojtësin uruguajan e kërkojnë edhe në Premier Ligë, ku Mançester Junajtid dhe Çelsi po vëzhgojnë me interes situatën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online