PSG ende nuk ka zyrtarizuar asnjë përforcim për sezonin e ardhshëm, megjithëse drejtori i ri Leonardo po lëviz shumë në merkato.
Së fundmi, mediat raportojnë se PSG është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e Sergej Milinkovic-Saviç. Oferta e parë është bërë gati dhe thuhet të jetë në kufijtë e 75 milionë eurove.
Futbollisti serb duket se është bindur për të kaluar në Francë, kjo edhe për shkak se Leonardo ka marrëdhënie mjaft të mira me agjentin Matija Kezhman. Problemi kryesor është Klaudio Lotito, i cili vitin e shkuar refuzoi oferta edhe deri në 100 milionë euro.
Gjithsesi, paraqitjet e Milinkoviç-Saviç kanë ardhur në rënie sezonin që lamë pas dhe kjo është arsyeja që çmimi i tij ka zbritur. Tashmë është në dorën e Lotitos, me PSG-në që i ka ofruar në pjatë plot 75 milionë euro.