Largimi i Mbapesë nga PSG-ja mendohej se do të linte një boshllëk né skuadër. Por e kundërta ndodhi. Klubi francez po shkëlqen edhe pa yllin e tyre më të madh. Parisienët kanë marrë sot një tjetër fitore me goleadë në kampionat. Bashkë me triumfin e sotëm 6-0 ndaj Montpeliesë, skuadra e drejtuar nga Luis Enrike shkon në shifrën e 10 golave të shënuar në këto dy javë kampionat.
Parisienët ngritën siparin e golave që në minutën e 4-t me anë të Barcolasë. Ky i fundit eh63shënoi sërish edhe në minutën e 53-të. Ndërkohë golat e tjerë u shënuan nga Asensio (24′), Hakimi (58), Zair-Emery (60′) dhe Kang-in Li (82′). Një PSG e frikshme pa Mabpenë, e cila e ka nisur sezonin furishëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/