PSG “gjerman”, Tuhel dhe pazar në Bundesligë

Në Francë tashmë janë të sigurt, trajneri i ardhshëm i PSG-së do të jetë Tomas Tuhel. Ish-trajneri i Dortmundit ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit dhe u fol edhe për interesim nga Bajerni e Arsenali, por duket se ka gjetur marrëveshjen me klubin francez, që ka mbetur i pakënaqur me punën e Unai Emerisë, i cili sërish dështoi në Champions League. Tuhel nuk do të shkojë i vetëm në Paris, sepse mediat franceze raportojnë se ish-trajneri i Dortmundit ka bërë gati një listë me emra pikërisht nga Bundesliga.

Në mbrojtje pëlqehet Filip Maks i Augsburgut, i cili ka shkëlqyer këtë sezon dhe pritet të marrë vendin e Kurzauas, që është në shitje për 25 milionë euro.

Po ashtu, për mbrojtjen synohet Omer Toprak, qendërmbrojtës i Dortmundit, i cili kushton të paktën 15 milionë euro.

Në mesfushë synimet madhore janë dy: Julian Vajgël, talenti i Dortmundit që më Tuhel shkëlqeu dhe kërkon të rikthehet në nivele të larta, si dhe lojtari më i kërkuar i Bundesligës, Maks Majer, me organizatorin e Shalkes që del i lirë në treg këtë verë dhe e kërkojnë në Angli e Spanjë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *