Nga Klaudio Ndreca
Mauro Ikardi i ka dhënë edhe një “shuplakë” tjetër ekipit të Interit, ndërsa për sa kohë ishte pjesë e zikaltërve kishte “dashuri dhe urrejtje” të zjarrtë me vetë tifozët. Për të vazhduar me ndarjen e bërë, ndërsa sulmuesi zgjodhi që të kalonte te PSG.
Teksa flet për faqen zyrtare të klubit francez, nuk ngurron që ta konsideroj me nënkuptim Interin si një ekip më të vogël. “Ishte shumë e rëndësishme për mua që të ndërmerrja një hap përpara në karrierë. Jam 27-vjeç dhe kam shpenzuar shumë kohë në Itali. Dua që të luaj në ekipe të nivelit të PSG-së që të fitoj tituj, të luaj në nivele të larta. Kjo më bën që të ndryshoj dhe të përmirësohem në karrierë”, u shpreh Ikardi. /Sport Ekspres/