PSG del hapur me presionin kundër Mbape: Firmos kontratën e re ose do të shesim, nuk e humbasim lojtarin më të mirë në botë me parametra zero

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

PSG ka dalë hapur me presionin kundër Mbape. Nasser Al Khelaifi, ia ka bërë të qartë sërish francezit se duhet të nënshkruajë kontratën e re ose në të kundërt do të shitet. Sipas tij kjo është e vetmja mënyrë, pasi nuk dëshiron që lojtari më i mirë në botë të largohet falas nga PSG.

“Pozicioni im është shumë i qartë. Nuk dua ta përsëris çdo herë: nëse Kylian dëshiron të qëndrojë, ai duhet të nënshkruajë një kontratë të re. Ne nuk duam të humbasim lojtarin më të mirë në botë me zero të ardhura. Është e pamundur. Ne nuk duam të humbim lojtarin më të mirë në botë falas. Kjo është shumë e qartë”, tha Naser Al Khelaifi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *