“Pse të dorëhiqem unë?”/ Shaland nuk sheh arsye: Ne s’jemi Gjermania, nuk e kuptoj si nuk i quani ekipe të forta

Për herë të parë ka nisur që të vendoset në pikëpyetje e ardhmja e Shaland te Kosova. Trajneri i dardanëve rrezikon tepër pas eliminimit ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa tanimë është e pamundur që të mbërrihet në Europian.

I pyetur nga gazetarët mbi një dorëheqje të mundshme, trajneri Shaland nuk e ka pranuar një mundësi të tillë. “Jo. Përse të dorëhiqem unë? Ne nuk jemi Gjermania, Italia apo Franca. Kemi pasur rezultate të këqija me Greqinë dhe Maqedoninë. Por unë nuk e kuptoj se përse nuk i konsideroni këto si ekipe të forta”, është shprehur me habi Shaland. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *