“Pse nuk fillon stërvitja?”/Futbollistja e Kombëtares ngre zërin: Edhe sa? I përkasim fushës së gjelbër

Futbolli në Shqipëri vijon të mbahet peng nga qeveria shqiptare, e cila ende nuk jep dritën jeshile për të rifilluar edhe njëherë nga aty ku e kanë lënë. Situata në vendin tonë prej Covid-19 është nën kontroll, ndërsa shumë biznese do t’i rikthehen sërish aktivitetit të tyre, duke e bërë kështu të pakuptueshëm vendimin për të mos lejuar sportistët të zbresin në fushë, qoftë edhe për stërvitje.

Thirrjet nga bota e sporti në drejtim të shtetit shqiptar kanë qenë të shumta dhe të vazhdueshme, si dhe nuk kanë munguar edhe nga specialistë të mjekësisë si Pëllumb Pipero, i cili e tha hapur se futbolli është jashtë zonës së rrezikut. Së fundi është edhe futbollistja e Kombëtares kuqezi për femra, Albina Rrahmani, ajo e cila ngre zërin dhe kërkon të shkelë sërish në fushën e blertë, vend ku sipas saj çdo lojtar i përket. “Edhe sa?”, është pyetja që shtron mbrojtësja e Skënderbeut, që shpreh mërzinë e të stërviturit në dhomë apo rrugëve.

“Edhe sa? Pse nuk mund të fillojmë stërvitjen?
U mërzitëm duke bërë vrap në rrugë apo duke u stërvitur në dhomë! Jemi futbollistë, i përkasim fushës së gjelbërt! Me zor pres të fillojmë të luajmë sërish!”, shkruan Albina Rrahmani në “Facebook”-un e saj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online