“Pse në stol Lukaku? Se është 103 kile”! Interi tregon hapur mbipeshën e sulmuesit: Ha fshehurazi ëmbëlsira dhe ushqime të shpejta

Lukaku arriti të kthehej në heroin e Interit në Champions League duke i shënuar golin e vetëm Portos. Por sulmuesi po qëndron në stol dhe nuk është zgjedhje e parë e Inzaghit.

Arsyeja? Marota e ka thënë hapur: “Pse është Lukaku në pankinë? Sepse peshon 103 kilogramë dhe nuk është gati. Lojtari në formacionin fillestar duhet të jetë 100 për qind gati, nuk është dhe ne presim që të kthehet në formë – tha Marotta.

Gjithashtu mediat italiane kanë zbuluar arsye tjetër nga klubi italian: “Përveç kësaj, ai pati një sezon të tmerrshëm në të cilin luajti edhe në Kampionatin Botëror. Që nga kthimi i tij, ai nuk i ka dhënë Interit atë që mund t’i japë, por jemi të bindur se ai do të rregullojë veten dhe do të jetë i rëndësishëm për ne në fund të sezonit.

Që nga fillimi i sezonit, Romelu Lukaku ka shtuar peshë, pra kilogramë të tepërt. Njerëzit nga klubi vendosën menjëherë ta fusin atë në dietë. Ata bënë një dietë të veçantë për të. Belgu e ka pranuar pa diskutim, por duket se ha fshehurazi ëmbëlsira, barbekju dhe ushqime të shpejta”, shkruhet në mediat italiane. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online