“Meritoja të isha unë ai që do zgjidhja”, Ramos jep dorëheqjen nga Kombëtarja: Mora një telefonatë nga trajneri, i cili më tha…

Serxho Ramosi nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares së Spanjës. Mbrojtësi i PSG-së ka njoftuar dje largimin nga ekipi kombëtar. Shkak është bërë zgjedhja e trajnerit për të mos e pasur Ramosin në planet e tij për të ardhmen. Sigurisht që vendimi i Luis de la Fuentes nuk është pritur mirë nga 36-vjeçari, i cili ka njoftuar përmes rrjeteve të tij sociale se shpresonte se vendimi për të dhënë dorëheqjen nga Kombëtarja do të ishte në vendim që do i lihej atij në dorë për hir të karrierës së lavdishme që ka pasur me “furinë e kuqe”.

“Koha ka ardhur. Koha që unë t’i them lamtumirë Kombëtares së Spanjës. Këtë mëngjes mora një telefonatë nga trajneri aktual, i cili më njoftoi nuk jam dhe nuk do të jem pjesë e planeve të tij, pavarësisht se si performoj apo çfarë bëj në karrierën time. Me një zemër të rënduar, ky është fundi i një rruge që shpresoja se do të zgjatej më tej dhe e cila do të përfundonte me një shije më të mirë në gojën time, në një nivel me gjithë suksesin që kemi arritur me “La Roja“-n.

Unë besoj sinqerisht se ky udhëtim meritonte të mbaronte me zgjedhjen time ose nëse paraqitjet e mia nuk do të ishin në një nivel që ia vlente për ekipin kombëtar. Jo për shkak të moshës apo arsyeve që, megjithëse nuk i kam dëgjuar drejtpërdrejtë, me siguri që i kam ndjerë. Sepse mosha në vetvete nuk është një virtyt ose një defekt, është thjesht një numër që jodomosdoshmërisht lidhet me performancën apo me aftësinë. I adhuroj dhe i kam zili lojtarët si Modriçi, Mesi dhe Pepe. Ata janë esenca e traditave, vlerave, meritokracisë dhe drejtësisë në futboll“, ka njoftuar Serxho Ramosi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online