Kumbulla, Diawara, Mayoral, Reynolds dhe Villar përfunduan në tribunë mbrëmjen e sotme për shkak të asaj humbjeje 6-1 kundër Bodo/Glimt-it. I pyetur pas ndeshjes në lidhje me këtë çështje, Mourinho ka thënë për mikrofonin e “DAZN” se ky vendim i tij erdhi për të dhënë një mesazh të rëndësishëm. Portugezi e bën të qartë se ai turpërim në Norvegji ka hyrë në historinë e tij dhe nuk mund të falë lehtë.
“Pse i lashë në tribuna pesë nga lojtarët që dolën në fushë të enjten në Ligën e Konferencës? Më vendosët në një situatë të vështirë, sepse janë gjëra dhe mesazhe nga dhoma e zhveshjes. Dhe ky, të kesh këtë stol plot me fëmijë, ishte një mesazh i rëndësishëm.
Ajo ndeshje në Norvegji ka mbetur në historinë time dhe është e vështirë për mua ta fal. A do ti rimarr lojtarët? Sigurisht. Nuk janë lojtarë që kanë një kryq para fytyrës dhe ka mbaruar, absolutisht jo”, ka thënë Jose Mourinho./Halit Delibashi-Sport Ekspres/