Tifozët e Bajernit nuk janë aspak të interesuar për paratë e sponsorave nga Katari. Ditën e djeshme, në asamblenë e Përgjithshme të Bayern Munich, pati një konflikt të hapur mes tifozëve bavarez dhe drejtuesve të klubit. Mbështetësit bavarezë e quajnë të papranueshme bashkëpuninimin me Katarin, për shkak se sipas tyre ky shtet cënon haptazi të drejtat e njeriut.
“Duke bashkëpunuar me kompaninë shtetërore, Bayern po ndihmon në mënyrë të vazhdueshme për të larguar vëmendjen nga ankesat për shkelje të të drejtave të njeriut dhe për të krijuar një imazh të Katarit si një vend modern dhe demokratik”, thanë tifozët e Bayernit. Presidenti i nderit Uli Hoeness, u përgjigj me fjalët se këto ishin protesta të turpshme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/