Propozimi i veçantë i klubit spanjoll: Ja si i jepet fund vonesave të lojës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Vonesat janë një ndër problematikat më të mëdha të lojës së futbollit. Lojtarë që bëjnë sikur janë të dëmtuar dhe goditje standarde, që duan një përjetësi të ekzekutohen. Të gjithë i kemi parë këto skena, që bëhen në çdo nivel të futbollit, qoftë amator, apo elitar.

Nga Spanja, ka ardhur një propozim tejet interesant për ta minimizuar këtë “hile” që e ka shoqëruar me shekuj sportin e futbollit. Ish-presidenti i klubit të Deportivo La Korunjës, Augusto Lendoiro e ka të qartë se si futbolli mund të përmirësohet në këtë aspekt, por do të duhet një ndryshim thelbësor: Loja efektive, siç përdoret në basketboll ose boks.

“Propozoj që kohëzgjatja e ndeshjeve të ulet në 70 minuta. Ku çdo pjesë do të përbehet nga 35 minuta lojë efektive. Kjo që do të eliminojë përpjekjet e lojtarëve për të vonuar lojën me anë simulimeve të dëmtimeve ose mënyrave të tjera”, tha ish-zyrtari i klubit spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *