Propozimi i çuditshëm i Lacios e vë në dilemë, Tare gjendet në udhëkryq për rinovimin

Igli Tarë është duke shqyrtuar të ardhmen e tij te Lacio. Drejtori sportiv shqiptar prej vitesh punon për klubin bardhekaltër, duke u renditur ndër më të mirët në Serie A për rolin e tij. Por situata ka ndryshuar dhe largimi mund të jetë një pistë konkrete. Në drejtim të tij kanë ardhur oferta nga Premier League, të cilat do të merren në konsideratë, aq më tepër pas propozimit të çuditshëm të ofruar nga Lotito.

Sipas “Il Messaggero“-s, Lacio kërkon të rinovojë deri në vitin 2026 me Taren, por duke ulur ndjeshëm rrogën e këtij të fundit. Klaudio Lotito synon që pagën prej 2 milionë eurosh të ish-sulmuesit shqiptar ta shpërndajë përgjatë tre viteve. Që do të thotë se nga 2 milionë euro në sezon, me kontratën e re Igli Tare do të përfitojë vetëm 700 mijë euro në sezon. Një propozim që ka vënë në udhëkryq drejtorin sportiv, i cili mund të zgjedhë edhe largimin nga klubi bardhekaltër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online