City Football Group shton numrin e kubeve të futbollit në të cilat investon. Pronarët e MaNçester Sitit janë të fokusuar te biznesi i futbollit dhe këtë e tregon edhe përfshirja në klube të ndryshme, madje tanimë shtrihen edhe në Kinën e largët.
Së bashku me China Capital Group dhe firmën robotike UBTECH, ata kanë blerë Siçuan Jiuniu. “Sot shënohet një kapitull i ri dhe emocionues në rritjen e City Football Group. KIna është një treg shumë i rëndësishëm në futboll dhe jemi përqendruar prej shumë kohësh”, u shpreh fillimisht Ferran Soriano, shefi ekzekutiv i Sitit.
Më tej ai shtoi: “Besojmë fuqimisht në të ardhmen e futbollit në Kinë. Kemi një plan afatgjatë për të rritur dhe zhvilluar Sichuan Jiuniu dhe talentet kineze. Këto janë objektiva janë shumë të rëndësishme që ka kompania jonë”.
Sichuan Jiuniu ëshët klubi i shtatë në të cilin City Football Group investon. Veç Mançester Citit, ata kanë nën pronësi klube si Melburn Siti, Nju Jork Siti dhe CA Torkue në Uruguai. Girona dhe Jokohoma F. Marinos janë klubet e tjera ku gjithashtu City Football Group ka hedhur para.