Kompania e elektroshtëpiakeve “Krëfel” ka hedhur një bast të rrezikshëm përpara botërorit. Nëse kombëtarja e tyre, Belgjika, shënon 15 gola, atëherë të gjithë klientët që kanë blerë televizorë gjatë periudhës së botërorit do të shkojnë sërish në dyqan dhe të marrin paratë mbrapsht.
Në fakt, drejtuesit e kompanisë nuk e mendonin se ekipi i tyre do të shënonte kaq shumë, ndërsa tani duket se janë penduar. Fushata e marketingut ka patur mjaft sukses në Belgjikë, pasi shitjet kanë qenë të mëdha dhe tashmë klientët kanë kryqëzuar gishtat po ashtu pronarët e kompanisë.
Belgjika ka shënuar 12 gola deri tani, ndërsa i duhen dhe 3 për të lumturuar klientët e “Krëfel”. Për fushatën bëri shaka dhe Mertens në konferencë për shtyp. “Kam shumë kolegë që kanë blerë televizorë, prandaj do të luftojmë që ata t’i marrin falas”.