Kryefjala e momentit te Barcelona është padyshim rikthimi në “Camp Nou” i Nejmar Zhunior, ku pavarësisht spekulimeve të shumta, ende nuk ka pasur diçka konkrete për brazilianin.
Gjithsesi, përveçse rikthimit të Nejmar, së fundmi ka dalë në skenë një tjetër rikthim i bujshëm. Bëhet fjalë për Dani Alvesh, i cili ditën e sotme i dha fund aventurës me PSG-në.
Mbrojtësi brazilian është një ndër ikonat e Barcelonës, pasi ka kaluar shumë vite në Katalonjë dhe eksperienca e tij mund të jetë një ndihmë e madhe për blaugranat. Mediat raportojnë se 36-vjeçari i është vetëofruar Barçës, me këta të fundit që pritet të marrin një vendim në ditët në vijim.