Projektohet miqësore me Kukësin, në Krujë presin një sulmues dhe dy grekë

Kastrioti ka përmbyllur javën e parë stërvitore, ndërkohë që ka nisur të dytën prej ditës së djeshme. Krutanët të shtunën zhvilluan edhe një miqësore me Laçin dhe barazuan pa gola. Tani po mendohet edhe për një ndeshje tjetër dhe me shumë mundësi do të zhvillohet ditën e premte me Kukësin. Gjithsesi ende nuk është konfirmuar.

Veç kësaj, “Sport Ekspres” mëson se në Krujë po presin edhe sulmuesin ganez Çarles Atsina. Vjet ai ishte pjesë e Vllaznisë dhe shënoi dy gola kundër Kukësit dhe tashmë ka arritur akordin me Kastriotin, për të mbetur në këtë mënyrë pjesë e Superiores. Në gjashtë muajt e fundit ka qenë pa ekip, pasi në janar shkodranët e larguan.

Por trajneri Elvis Plori pret edhe lojtarë të tjerë. Në miqësoren me Laçin ishte në fushë edhe mbrojtësi grek Theodoris, ndërkohë që priten edhe dy lojtarë të tjerë nga Greqia. Njëri luan në qendër të prapavijës, kurse tjetri si mesfushor krahu. Kastrioti do duhet të përforcohet këtë verë për të përballuar Superioren, që ndjeshëm është më e fortë se Kategoria e Parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online