Projekti “All Around Soccer”, FSHF organizon seminare shkencore në universitetet e Shqipërisë

Sektori i përgatitjes atletike në Drejtorinë e Edukimit të FSHF ka nisur prej disa ditësh një seri seminaresh në të gjithë vendin në kuadër të projektit “All Around Soccer”. Bëhet fjalë për një iniciativë bashkëpunimi mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe universiteteve në vend, që kanë në kurrikulat e tyre shkencat motorike dhe sportive. Gjithçka bëhet në funksion të promovimit për rolin e rëndësishëm të përgatitësit atletik në Shqipëri dhe për ta njohur publikun me nismat edukative të ndërmarra nga FSHF siç janë kurset e ndryshme të formimit për profesionistët që punojnë me ekipe sportive.

Ky tur seminaresh shkencore, që udhëhiqet nga stafi i sektorit të përgatitjes atletike në Drejtorinë e Edukimit të FSHF, Luigi Febbrari, Luca Laurenti dhe Iris Selimi, ka nisur me datë 17 janar në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me Departamentin e Edukimit Fizik dhe Sportit. Në seminar merrnin pjesë Rektorja e USH, Prof.Dr. Suzana Golemi, Dekani i FSHE, Prof.Dr. Fatmir Vadohej si edhe ekspertë të fushës në Shkodër, ndërkohë që temat e diskutuara ishin veçoritë metodologjike të përgatitjes fizike në futboll, analiza e koncepteve themelore, mënyrat e komunikimit në sport, roli i mjekut sportiv në futboll, traumat e rehabilitimi i tyre, rëndësia e një përgatitësi atletik në futboll dhe ekspertiza e tij, dieta dhe roli i saj në ruajtjen e shëndetit sportiv si edhe programimi nga teoria në praktikë.

Më datë 21 janar seminari i radhës u zhvillua në Universitetin “Marin Barleti” në Tiranë, ku morën pjesë figura të stafit akademik si edhe studentë të shumtë, ku u diskutuan për rëndësinë e rolit të përgatitjes atletike në sport. Lugi Febbrari dhe Luca Laurenti iu përgjigjën të gjitha pyetjeve të studentëve, teksa referuan veçoritë metodologjike të përgatitjes fizike në futboll dhe programin e përgatitjes. Ndërkaq, më datë 25 janar stafi i sektorit të përgatitjes atletike në FSHF dhe programi “All around soccer” u spostua në Universitetin e Sporteve të Tiranës për të diskutuar me stafin e këtij universiteti, të ftuar speciale dhe studentët për rolin e përgatitjes atletike dhe sa i rëndësishëm është ky aspekt në ditët e sotme.

Të pranishëm në këtë seminar ishin edhe Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës, Prof.Dr. Agron Kasa si edhe zv.trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, i cili pati mundësinë të shkëmbente eksperiencën e tij të vyer me studentët e UST. Gjithashtu, ky program do të zhvillojë edhe seminare shkencore në Elbasan dhe qytete të tjera të Shqipërisë për të ndërgjegjësuar të gjithë komunitetin sportiv e jo vetëm për vlerat që ka përgatitja e duhur atletike në sport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online