Merkato e dimrit mbyllet në shumë shtete, ja kush lëvizi nga lojtarët e Kombëtares

Sulmi kuqezi ka qenë në qendër të merkatos dimërore të këtij viti. Dy lëvizje të ditëve të fundit kanë bërë që dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni dhe Bekim Balaj të bëhen pjesë e skuadrave të reja në kampionatin europian.

Një tjetër yll i Shqipërisë i bashkohet kampionatit elitar spanjoll “La Liga”. Myrto Uzuni u prezantua zyrtarisht mbrëmjen e djeshme te skuadra e Granada-s në Spanjë, duke nisur kështu aventurën në një kampionat të ri.

Sulmuesi i Kombëtares ishte pjesë e ekipit të Ferencvarosh në Hungari prej gushtit të vitit 2020, ku ka bërë paraqitje të shkëlqyera, duke shënuar edhe shumë gola. Në kampionatin spanjoll aktivizohen gjithashtu edhe mbrojtësi Ivan Balliu dhe mesfushori kuqezi, Keidi Bare, me tifozët shqiptarë që do të kenë mundësi të shohin edhe më shumë “derbi kuqezi”.

Bekim Balaj, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare ka përfunduar eksperiencën e tij në kampionatin rus me skuadrën e Nizhnit, ku u transferua verën e kaluar. Futbollisti kuqezi ka bërë prezantimin këtë të diel në Turqi, ku do të luajë me skuadrën e Bolusporit, që militon në Ligën e dytë turke. Ai i bashkohet kështu edhe tre lojtarëve të tjerë shqiptarë, Gentian Selmanit, Odise Roshit dhe Dejvi Bregut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online