Progni mirëpret Telushin: Goditje e madhe për ne

Gerhard Progni është transformuar në një sulmues nga halli, duke parë problemet e Partizanit në sulm. Mesfushori iu afrua disa herë golit, por nuk shënoi dot, megjithatë Partizani fitoi ndaj Teutës. Duke folur në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, Progni preku tema të ndryshme, ndër të cilat edhe merkaton, sepse sapo është zyrtarizuar afrimi i mesfushorit Bruno Telushi: “Telushi është një goditje e madhe për ne. E njoh që kur luanim te Flamurtari vite më parë. Telushi do na bëjë shumë punë”.

Partizani duket në rritje: “Dëshira jonë është vendi i parë, por është e vështirë. Ndaj synimi ynë është ndeshja e radhës. Në aspektin personal nuk di se çfarë note t’i vendos vetes, nuk jam unë ai që duhet ta thotë këtë gjë. Me aq pozicione sa kam luajtur gjatë këtij sezoni, është pak vështirë të them saktë se çfarë note duhet të marr. Kam shënuar tre gola në këtë sezon në fakt, por një gol ma anuluan, kundër Skënderbeut. Goli që më shijoi më shumë ishte ai kundër Kukësit, sepse ishte një gol që na dha tri pikët. Unë vetëm Partizanit nuk i kam shënuar gjatë karrierës sime dhe siç po e shoh nuk kam për t’i shënuar kurrë. Fillimi me vonesë i ndeshjes? Në fillim nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte. Më pas morëm vesh se tifozëve iu ishte kërkuar kartë identiteti për të hyrë në stadium. Kapiteni Batha bisedoi me ta dhe ne vendosëm që të mos luanim pa hyrë tifozët në stadium. Do të ishte pa kuptim që të nisnim ndeshjen ndaj Teutës pa tifozët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *