Gjici e përsërit: Nuk e shkarkoj trajnerin!

Safet Gjici e ka konfirmuar Mlladen Milinkoviçin disa herë në javët e fundit, i detyruar edhe nga presioni mediatik, ndërsa edhe pas ndeshjes kundër Lushnjes për “Sport Ekspres” ishte i prerë: “Jo, trajneri nuk preket”.

Ndërkaq, një ditë pas ndeshjes, me mendje më të qetë, presidenti i Kukësit ka folur për Supoersportin dhe është shfaqur edhe më i bindur për vendimin e marrë: “Nuk jam shquar për heqje trajnerësh në mes të sezonit. Milinkoviç është trajner i ndershëm e punëtor, e kam konfirmuar tre herë, që do të thotë se unë nuk e shkarkoj, edhe pse mund ta bëj këtë në çdo moment, pa pasur pasoja financiare, në bazë të klauzolave”.

Sinjal i qartë, trajneri serb do të vazhdojë punën dhe u takon lojtarëve të gjejnë rrugëdaljen nga kriza. Jo gjithnjë në futboll duhet sakrifikuar trajneri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online