Problemet te Barcelona nuk kanë fund, blerja më e shtrenjtë e katalanasve refuzon të futet në fushë

Përpos rezultateve në fushën e lojës, situata duket shqetësuese edhe jashtë saj te Barcelona. Problemet nuk kanë fund për klubin katalanas këtë sezon. Kur Ansu Fati pësoi një dëmtim ndeshjen e sotme kundër Selta Vigos, trajneri i përkohshëm hodhi menjëherë sytë drejt Kutinjos për ta zëvendësuar.

Por duket se zgjedhja e trajnerit nuk i ka pëlqyer brazilianit. Blerja më e shtrenjtë në historinë e Barcelonës është kthyer në qendër të vëmendjes, teksa e merr me përtesën më të madhe kërkesën e Barjuanit. Mediat në Spanjë bënë me dije se Kutinjo nuk dëshironte të hynte në fushë dhe trajnerit nuk i pëlqeu aspak qendrimi i mbajtur prej sulmuesit. Për këtë arsye menjëherë pas fillmit të pjesës së dytë ishte Alehandro Balde ai që zuri vendin e Ansu Fatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *