Nuk po e fut në fushë, trajneri i Spezias çudit me vlerësimet për Rei Manajn: Po na jep dorë të madhe!

Rei Manaj është duke përjetuar moment të vështirë në karrierën e tij. Pas shkëlqimit dhe komenteve pozitive të marra në periudhën kur u integrua me ekipin e parë të Barcelonës, kalimi te Spezia rezultoi si lëvizje e gabuar për sulmuesin. Tashmë nuk do të llogaris më edhe Kombëtaren, pasi Reja e ka mbajtur jashtë për ndeshjet e nëntorit.

Ndërkohë Thiago Motta e ka preferuar vetëm në minutën e 80 në ditën e sotme, atje ku Spezia fitoi me shifrat 1-0 ndaj Torinos. Në total, Manaj numëron 200 minuta deri tani me Spezian në Serinë A dhe ka qenë në fushë për vetëm 7 ndeshje, ku në 6 prej tyre ka hyrë nga stoli në minutat e fundit.

Statistikat janë dëshpëruese, por trajneri e vlerëson jo pak: “Manaj hyri dhe bëri mirë ndaj Torinos, ndihmoi shokët e ekipit. Po provon dhe e ka lënë veten të gatshëm për të ndihmuar skuadrën. Që kur ka ardhur te Spezia, Manaj po na jep një dorë të madhe dhe mund që të shënojë”, u shpreh Motta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online