Armando Sadiku ishte duke u përgatitur gjatë gjithë kësaj kohe për të qenë gati sa i përket debutimit të tij në “Copa Libertadores”. Data e ndeshjes kundër Montevidieo po afron, megjithëse sulmuesi shqiptar e ka humbur zyrtarisht mundësinë për të luajtur në këtë takim.
Klubi i Bolivar ka dalë me një njoftim për shtyp për të konfirmuar këtë mungesë. Sadiku ka pasur dhimbje të mëdha në bark që nuk e kanë lejuar për t’u stërvitur normalisht. Futbollisti iu nënshtrua disa ekzaminimeve mjekësore dhe do të qëndrojë në një klinikë private deri në përmirësimin e plotë, që kërkojnë afërsisht 72 orë.
Kjo do të thotë se Sadiku mund të jetë gati që të luajë për Bolivarin vetëm në ndeshjen e kthimit kundër Montevideos në “Copa Libertadores”, që do të luhet në 16 mars. /Sport Ekspres/