Problemet nuk kanë fund, Ilir Daja flet për ndeshjen me Vllazninë: Nuk jemi si ndaj Teutës

Pas asaj fitore të marrë me Teutën me rezultatin 1-0, Skënderbeu do të ndeshet në transfertë ndaj Vllaznisë. Padyshim që zgjedhja e trajnerit Daja në krye të ekipit është një nga vendimet më të mira që ka marrë presidenca në kohët e fundit.

Pa harruar gjithë problematikën që ka kaluar Skënderbeu rreth dënimit për Europën, Daja është përballur edhe me dëmtimet e shumta në skuadër. Por pavarësisht kësaj, po i merr maksimumin skuadrën. Në ndeshjen e radhës pritet që të luajë pa Muzakën dhe Taipin, pa harruar që edhe disa lojtarë të tjerë nuk janë në gjendjen më të mirë fizike, si në rastin e Asion Dajës.

Në një intervistë për mediat, Daja njoftoi se do të ketë sërish ndryshimi të detyruara nga përballja me Teutën:

“Do të ketë ndryshime në formacionin dhe në mënyrën e lojës. Tashmë do të luajmë në transfertë dhe duke marrë parasysh kundërshtarin, duhet të ndryshojmë. Jemi disi me më pak variante pasi ka pasur shumë dëmtime dhe nuk mund të jemi në 100% me formacionin që kishim me Teutën”, ka thënë Daja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online