Mungesa e fondeve në ekipin e Lazios është duke sjellë një problem shumë të madh regjistrimin e lojtarëve të blerë në merkaton e verës. Klubi italian ka kryer pesë transferime këtë verë: Felipe Anderson, Elseid Hysaj, Stefan Radu, Luka Romero dhe Dimitrije Kamenovic.
Asnjë prej këtyre futbollistëve nuk është federuar me klubin e Lazios, pavarësisht se i janë bashkuar kësaj skuadre në merkaton e verës. Megjithatë klubi duhet të gjejë menjëherë zgjidhje, pasi në 21 gusht fillon sezoni i ri i Serisë A dhe këta lojtarë mund të mbeten jashtë këtij kompeticioni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/