“Ishte kënaqësi që vesha këtë fanellë”! Mikel Canka largohet nga Tomori, ja se ku do të luajë në sezonin e ri

Mikel Canka ka zgjedhur që të largohet nga ekipi i Tomorit. Pas kontributit të madh që dha me ekipin e Beratit, duke shënuar 16 gola, futbollisti do të nis një aventurë e re në karrierën e tij te Besa e Kavajës. Vendimi i ri ka ardhur për arsye personale, ndërsa Canka nuk harron që t’i falënderoj të gjithë në Berat për mbështetjen që i kanë dhënë.

“Ishte kënaqësi që vesha këtë fanelë. E mbrojta me dinjitet dhe nder deri në ditën e fundit. Dhe për këtë jam i kënaqur. Faleminderit ekipit të Tomorit, faleminderit shokëve të ekipit, trajnerëve që punuan me mua një vit dhe me përkushtim. Një falënderim shkon për donatorët që na ndenjën pranë për të mos na munguar gjë. Falënderoj dhe kryetarin e bashkisë, zotin Ervin Demo që bëri një punë të shkëlqyer deri në ditën e fundit. I uroj suksese ekipit të Tomorit në vazhdim”, shkruan Canka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online