Tirana barazoi pa gola mbrëmjen e djeshme në sfidën e rëndësishme kundër Kukësit. Bardheblutë nuk po bindin këtë sezon dhe janë larg asaj ecurie që i kurorëzoi kampion në verë. Problemet janë dalluar edhe nga drejtuesit, të cilët e kanë të qartë mënyrën për të përmirësuar skaudrën.
Në një prononcim për mediat pas ndeshjes me verilindorët, Refik Halili është shprehur se nevojitet të pasurohet organika në merkaton e ardhshme. Presidenti i klubit të Tiranës zbulon se do të bëhen 2-3 ndërhyrje me lojtarë që luajnë jashtë Shqipërisë, për të rritur kështu cilësinë në kampin kryeqytetas.
“Unë kam besim te e gjithë skuadra, por duhen edhe pak lojtarë më shumë. Duhet të bëjmë edhe 2-3 përforcmime maksimumi. Dhe do ti bëjmë. Shpresojmë që të kemi lojtarë cilësorë. Po flasim për futbollistë që janë jashtë Shqipërisë”, ka thënë Refik Halili./Halit Delibashi-Sport Ekspres/