Marrëdhënia mes Mauricio Sarrit dhe Igli Tares ka qenë e tensionuar. Çështja e merkatos ka qenë vija ndarëse mes tyre, duke çuar deri në debate. Këtë fakt e ka pranuar së fundmi edhe vetë Klaudio Lotito, i cili tashmë po i vuan vetë problemet e Tares.
Tensione kanë lindur edhe mes presidentit të Lacios dhe Sarrit dhe shkak për këtë është sërish merkatoja. Lotito është shprehur se trajneri i bardhekaltërve i ka kërkuar të mos nisë negociatat me Lo Çelson dhe Fredin, objektiva të Lotitos në merkato. Kjo situatë ka sjellë debate mes tyre, teksa në Itali shkruajnë se mund të ketë edhe një shkarkim të Sarrit nga detyra./Halit Delibashi-Sport Ekspres/