Skuadra e Spanjës do të luajë sot kundër ekipit të Rusisë. Takimi i vlefshëm për fazën e 1/16 do të luhet prej orës 16:00. Seanca e fundit për “furinë e kuqe” nuk shkoi dhe aq mirë, pasi mbrojtësi Zherard Pike u dëmtua para takimit shumë të rëndësishëm me organizatorët e turneut.
31-vjeçari u përplas me portierin Pepe Reina dhe mori një goditje në kavalijen e tij. Stafi mjekësor u mundua që të ndërhynte shpejt dhe të qetësonte mbrojtësin e Barcelonës, por frika qëndron. Ishte prestigjozja “Marca” që raportoi në lidhje me dëmtimin e lojtarit titullar.
Trajneri Fernando Hierro nuk pranoi të fliste në konferencën për shtyp për dëmtimin e Pikes duke lënë gjithçka evazive. Me shumë mundësi, lojtari do të luajë sot, por do t’i duhet të sakrifikojë e ta përballojë ndeshjen me dhimbje.