Probleme të reja për Lacion dhe Strakoshën, portierit shqiptar i kërkojnë ADN-në

Problemet nuk kanë fund këtë sezon për Tomas Strakoshën, megjithëse këtë herë pesha e përgjegjësisë bie mbi klubin. Prokurori i Përgjithshëm i Avelinos kërkon tashmë ADN-në e portierit shqiptar si dhe të dy lojtarëve të tjerë, Çiro Imobiles dhe Lukas Leivas. E gjitha kjo lidhet me ngjarjet e një viti më parë, atëherë kur rezultatet e tamponëve për këtë futbollist do të ktheheshin në çështje përtej Adriatikut.

Treshja bardhekaltër nuk mundi të luante në grupet e Champions League për shkak se rezultatet e kryera në laborateret e UEFA-s rezultonin pozitive për Covid-19. Por si për çudi e njëjta përgjigje nuk vinte nga laboratori i Avelinos, duke bërë që Lacio të grumbullonte lojtarët për ndeshjet e kampionatit.

Kjo përbën edhe një shkelje të protokollit të shëndetësisë dhe higjenës në Itali, teksa çdo klub e ka të ndaluar të grumbullojë lojtarë të infektuar. Duke parë mospërputhjen në rezultatet e analizave, Prokuroria ka vendosur të testojë AND-në e Strakoshës, Imobiles dhe Leivas për të zbuluar nëse klubi bardhekaltër ka dërguar teste të tjera dhe jo ato të tre lojtarëve të sipërpërmendur në mënyrë që Inzagi ti kishte të gatshëm në kampionat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *