Probleme për Teutën, Shkalla humbet Skënderbeun

Qendërmbrojtësi u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen me Kukësin, çka do i kushtojë mungesën në përballjen me kryesuesit

Teuta po kalon një moment të vështirë, pasi tashmë u bë humbja e tretë radhazi në kampionat. Të besuari e Gugash Maganit tashmë e shohin veten shumë të rrezikuar, pasi ndodhen në vendin e parafundit, në kuotën e 15 pikëve, po aq sa dhe Vllaznia. Edhe pas ndeshjes tekniku peqinase deklaroi se është shumë i zhgënjyer nga performancë e disa lojtarëve të tij, madje dhe nga disa që i beson prej vitesh. Në Durrës presin merkaton e janarit dhe urojnë që të korrigjojnë gabimet e bëra në periudhën e transferimeve verore, diçka që është pranuar nga vetë drejtuesit. Edhe pse fillimi i sezonit ishte i mirë dhe në Durrës menduan se mund të pretendonin për më shumë se mbijetesa, gjithçka u sfumua me kalimin e javëve, ku fitorja mungoi për shumë kohë. Edhe me nisjen e fazës së dytë u mendua se “djemtë e detit” kishin mësuar nga gabimet por nuk ndodhi kështu. Tashmë vjen përballja e fundit e vitit dhe kundërshtar është Skënderbeu, skuadra që kryeson kampionatit. Normalisht që do të kërkojnë që të mos dalin pa pikë nga stadiumi i korçarëve, pavarësisht se do të jetë e vështirë.

MUNGESA

Ndeshja me Kukësin la dhe të tjera pasoja veç humbjes e cila i “zhyti” në zonën e ftohtë. Në përballjen e së dielës Silvester Shkalla koleksionoi kartonin e  tij të katërt për këtë edicion, çka do i kushtojë mungesën në ndeshjen me Skënderbeun. Qendërmbrojtësi është konsideruar si një nga lojtarët kryesor të skuadrës dhe mungesa e tij i ndërlikon akoma dhe më për llogaritë e teknikut Gugash Magani dhe ndihmësve të tij. Kjo pasi veç mungesës së 22-vjeçarit i padisponueshëm është dhe kroati Ante Hërkaç. I kushtëzuar stafi teknik ose duhet të aktivizojë një nga futbollistët e rinj që ka në dispozicion, ose do të improvizojë. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Maganit, kur përballë ka një nga skuadrat më të mira të Superiores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online