Dibala-Juve, acar për faj të vëllezërve

Juventusi dhe Paulo Dibala janë më larg se kurrë, që kur argjentinasi është transferuar në Torino. Nuk është hera e parë që ndodh, por këtë radhë Dibala duket se po mendon realisht largimin. Repubblica në Itali shkruan se acari mes fenomenit dhe klubit bardhezi ka si zanafillë familjen e lojtarit. Vëllezërit e mëdhenj Gustavo dhe sidomos Mariano, sidomos ky i fundit, i cili është bërë tashmë agjent i lojtarit, pas ndarjes me prokuroratorin që kishte prej vitesh, Triulci. Tani Dibala administrohet nga familja dhe precendenti Nejmar tremb Juventusin.

Corriere della Sera shkruan se vëllai i Dibalës është duke biseduar me disa klube njëherësh dhe pretendon se mund ta lirojë re vëllait kur të dëshirojë. Gjithashtu, ditët e fundit flitet për një takim mes vëllait-agjent dhe drejtuesve të PSG-së. Me Nejmar që mund të largohet për të Reali verën e ardhshme, Dibala-Juve mund të jetë goditja e madhe e sheikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online