Pritjes 22-vjeçare po i vjen fundi, Arsenalin e ndajnë 90 minuta nga titulli kampion

Një mbrëmje për t’u festuar për tifozët e Arsenalit. Skuadra londineze ka mposhtur sot Bërleinin me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja u vulos në minutën e 30 të saj. Kai Havertci tundi rrjetën me kokë pas ekzekutimit të një goditjeje nga këndi.

Me këtë fitore, “topçinjtë” vazhdojnë të mbeten në krye të renditjes. Manchester City ndodhet 5 pikë larg, por ka një ndeshje më tepër për të zhvilluar. Në këto kushte, ekipi i drejtuar nga Arteta është vetëm 90 minuta larg titullit kampion. Pritjes 22-vjeçare për një titull kampion është duke i ardhur fundi./Sport Ekspres/