Pritja e Paolo Guerreros duket se ka marrë fund. Peruani do të rikthehet në fushën e lojës pas plot 8 muajsh mungesë, kjo si pasojë e dënimit që iu dha nga FIFA për çështjen e dopingut.
Sulmuesi, i cili së fundmi ka firmosur për Internacional, ku është shprehur i lumtur, me klubin që një ditë më parë postoi dhe një video të Guerreros me fanellën e klubit.
A espera foi grande, a preparação ainda maior. Chegou a hora de vestir o manto e entrar em campo. #GuerreroColorado ?? #VamoInter pic.twitter.com/bWvOEDZX61
— S. C. Internacional (@SCInternacional) April 5, 2019
Plot 251 ditë vuajte për 35-vjeçarin, i cili në fjalët e tij tha: “Pritja ishte e mrekullueshme, përgatitja edhe më shumë. Ka ardhur koha të vishem dhe të jap më të mirë në fushë”.