Eduart Zhupa është i ftuar në emisionin “Sport Magazine” të transmetuar në “Ora News”, ku komenton takimin e sotëm mes Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas tij pritej një rezultat i tillë në favor të ukrainasve, të cilët përfituan nga presioni që nisën të bënin që në fillim të ndeshjes.
“Mendoj që pritej fitorja e Ukrainës, por mendoj se Maqedonia bëri lojë shumë të mirë në pjesën e dytë. Ukraina bëri presion në fillim dhe duke bërë presion në fillim doli edhe ky gol. Në pjesën e dytë Maqedonia ishte më e rrjedhshme në veprime. Mendoj se deri në minutën e fundit Maqedonia pati disa rast, dhe në minutën e fundit të shtesës kishte mundësi që të barazonte ndeshjen”, ka thënë Eduart Zhupa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/