Prishtina prezanton Florent Avdylin, dy kampionët e tjerë të Superiores shkojnë në Kosovë

Vetëm pak minuta më parë ka ardhur edhe prezantimi zyrtar i Florent Avdylit te Prishtina. Mesfushori zgjodhi që të rikthehej sërish në futbollin e Kosovës pas aventurës që kaloi te Teuta. Nga ana tjetër gazetari Arlind Sadiku ka zbuluar dy lëvizje të tjera që i largohen kampionëve të Superiores.

Kështu është Blerim Krasniqi dhe mesfushori Fabjan Beqja që do të shkojnë nën drejtimin e Ismet Munishit. Dy lojtarët pritet që të prezantohen te Gjilani, duke shtuar listën e futbollistëve të Teutës që zgjedhin largimin drejt Kosovës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *