Drita është kampione e Kosovës. Skuadra nga Gjilani ka arritur që të marrë një barazim pa gola në transfertë me rivalin direkt për titull, Prishtinën. Skuadra e Bekim Isufit arriti që të menaxhonte mirë ndeshjen dhe të mos e vinte në diskutim në asnjë moment titullin. Prishtinës i duhej një fitore 2-0 që të rrëmbente titullin, por diçka të tillë nuk ndodhi. Vendasit luajtën që nga minuta e 32-të me një lojtar më pak pas daljes me të kuqe të ish-mbrojtësit të Kombëtares Debatik Curri. Në sekondat e fundit të ndeshjes me karotn të kuq është ndëshkuar dhe Armend Dallku. Një rezultat historik që çon titullin në qytetin e Gjilanit. Nën prezencën e një numri të kufizuar tifozësh në stadium, por të shumtë jashtë tij .Drita ka festuar titullin kampion të edicionit 2017-2018. Drita do të jetë po ashtu skuadra e cila do të përfaqësojë Kosovën në raundin paraeliminator të Champions League-s. Ky është titulli i dytë për skuadrën gjilanase. Edhe pse Prishitnia nuk doli kampione, do të luajë në Europa League, pasi edhe pse do të luajë në finalen e kupës me Vëllazënimit, këta të fundit nuk janë liçensuar për në eventet europiane.