Prishtina kthehet te dyta, kreu mbetet 2 pikë larg

Prishtina kthehet aty ku ishte edhe javën e shkuar, pra në vendin e dytë në Superligën e Kosovës, sepse sot mori një fitore të çmuar 2-1 kundër Gjilanit.

Në një sfidë mes rivalësh ambiciozë, Prishtina shënoi e para në minutën e 27-të me Mankendan, por Gjilani barazoi në minutën e 44-t me Gëzim Rusin.

Megjithatë, sfidën e luajtur në Drenas e vendosi Ahmed Januzi, i cili në minutën e 62-të mori një pasim nga Debatik Curri dhe nuk gaboi. Pa raste të pastra deri në fund dhe Prishtina shkon në kuotën e 31 pikëve, 2 pas Llapit kryesues dhe dy më shumë se Drita ndjekëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online