Prishtina do të luajë në Champions League, zbulohet rivali për kampionët e Kosovës

Kampionia e Kosovës, Prishtina do të luajë në gjysmë finale të fazës e parë të Uefa Champions League. Ditën e sotme kjo skuadër ka mësuar dhe kundërshtarin që do të ketë përballë në raundin e parë. Bëhet fjalë për SS Folgore, e cila është kampionia e shtetit të San Marinos.

Përballja do të kryhet në 22 qershor dhe fituesja do të ketë mundësinë të luajë në fazën e parë. Turi i parë do të fillojë në datat 6-7 korrik dhe ndeshjet e kthimit do të luhen një javë më pas, në datat 12-13 korrik. Në turin e parë do të luajnë skuadrat që kalojnë mr sukses gjysmëfinalen. Prishtina duhet të shfrytëzojë mundësinë pasi SS Folgore shihet një skuadër e lehtë në letër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *