Prishtina është duke bërë një merkato të bujshme në këtë dritare transferimesh. Bardheblutë siguruan firmën e një lojtari me një karrierë të pasur si Sabien Lilaj, duke shtuar një vlerë të madhe në ekip. Pas tij edhe Gledi Mici është lojtar i Prishtinës dhe vetëm zyrtarizimi mungon.
Por në kryeqytetin e Kosovës nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq. “Indeksionline“ bën me dije se klubi bardheblu kërkon tashmë firmën e një prej lojtarëve më të dalluar të Skënderbeut, Dejvi Bregut.
Sulmuesi vlonjat shkëlqeu në Korçë dhe tani po kërkon të vendosi të ardhmen e tij. Raportohet se marrëveshja duket pranë kalimit në Prishtinë. Diçka e papritur kjo, teksa sulmuesi po përflitej të hidhte hapin e madh jashtë Shqipërisë dhe kampionati polak shihej si destinacioni i ri për të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/